Xhiroja e nëntë e basketbollit nis të premten

Pas tetë xhirove të zhvilluara në fundjavë, xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës në basketboll do të shtrihet nga e premtja deri të dielën mbrëma. Programin e hap ndeshja Sigal Prishtina – Vëllaznimi, të premten në orën 17:30, në Pallatin e Rinsë dhe Sporteve në kryeqytet. Të shtunën luhet…

Xhiroja e nëntë e basketbollit nis të premten

Pas tetë xhirove të zhvilluara në fundjavë, xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës në basketboll do të shtrihet nga e premtja deri të dielën mbrëma.

Programin e hap ndeshja Sigal Prishtina – Vëllaznimi, të premten në orën 17:30, në Pallatin e Rinsë dhe Sporteve në kryeqytet.

Të shtunën luhet vetëm takimi Bora – Golden Eagle Ylli. Përballja nis në orën 19:30 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Dy ndeshjet përmbyllëse zhvillohen të dielën: Peja – Trepça fillon në orën 17:00, ndërsa Bashkimi – Rahoveci 029 në orën 19:30.