Për ndeshjen e sotme në mbrëmje kundër Finlandës, Cristian Shpendi do të mbajë numrin 9 në fanellë.

Ky numër shoqërohet me pritshmëri të mëdha për një sulmues, pasi zakonisht lidhet me golashënuesit kryesorë të skuadrës.
Shpendi ka veshur më parë fanellat me numrat 14, 17 dhe 25. Numrin 9 e kishte Anis Mehmeti, i cili nuk është pjesë e skuadrës as për takimin me Finlandën, as për atë me Bjellorusinë. Mbetet të shihet nëse ndërrimi i numrit do të ndikojë te sulmuesi.
Përgjigjja do të varet edhe nga minutat që trajneri Maran do t’i japë lojtarit të Cesenës, ndërsa projeksionet për formacionin fillestar vendosin Manajn titullar.
