Kombëtaret

Izraeli pritet të përballet me Kosovën pa dy lojtarë

Izraeli pritet të ketë një mungesë të rëndësishme në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Kosovës, e cila zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në Prishtinë. Sipas mediave izraelite, mbrojtësi i majtë titullar Roy Revivo nuk pritet të luajë në këtë takim të Grupit B3. Revivo thuhet se ka pësuar një…

Izraeli pritet të përballet me Kosovën pa dy lojtarë

Izraeli pritet të ketë një mungesë të rëndësishme në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Kosovës, e cila zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në Prishtinë.

Sipas mediave izraelite, mbrojtësi i majtë titullar Roy Revivo nuk pritet të luajë në këtë takim të Grupit B3.

Revivo thuhet se ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë gati për përballjen me Kosovën. Ai bëhet kështu mungesa e dytë e pritshme për Izraelin.

Izraeli, sipas të gjitha gjasave, do të lërë pushim edhe sulmuesin Manor Solomon, i cili ka dhimbje në shpinë dhe nuk pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen.

Takimi i parë mes Izraelit dhe Kosovës, i zhvilluar muajin e shkuar në Hungari, u mbyll pa gola.