Serie A

Torino drejt marrëveshjes së re me Ardian Ismajlin

Ardian Ismajli është afër vazhdimit të kontratës me Torinon, sipas raportimeve të mediave italiane të enjten. Klubi italian është i kënaqur me mbrojtësin dhe synon ta mbajë në skuadër edhe pas mbylljes së sezonit aktual. Marrëveshja e tanishme e Ismajlit skadon në verën e vitit të ardhshëm. Palët…

Torino drejt marrëveshjes së re me Ardian Ismajlin

Ardian Ismajli është afër vazhdimit të kontratës me Torinon, sipas raportimeve të mediave italiane të enjten.

Klubi italian është i kënaqur me mbrojtësin dhe synon ta mbajë në skuadër edhe pas mbylljes së sezonit aktual.

Marrëveshja e tanishme e Ismajlit skadon në verën e vitit të ardhshëm. Palët kanë nisur kontaktet dhe pritet ta përmbyllin së shpejti marrëveshjen për rinovim.

Kontrata e re do ta mbante Ismajlin te Torino të paktën deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ismajli kaloi te Torino si lojtar i lirë në verën e vitit 2025. Më parë në Itali ka luajtur edhe për Empolin dhe Spezian.

Gjatë sezonit aktual, 30-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje me Torinon në të gjitha garat, dhjetë prej tyre në Serie A.