Si do të rreshtohej Real Madridi me Edon Zhegrovën dhe dy transferime të tjera

Lajme

Në një artikull të mediumit spanjoll ‘Masfichajes’, talenti kosovar Edon Zhegrova është në qendër të vëmendjes së Real Madridit.

Në këtë sezon, ai ka shkëlqyer me fanellën e Lille, duke kontribuar në 20 gola në 39 ndeshje të zyrtare, duke shënuar 11 e duke asistuar në nëntë të tjerë.

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme të tij, drejtuesit teknikë të Real Madridit kanë filluar të shohin në Zhegrova një talent me perspektivë të madhe për të ardhmen.

Mediumi spanjoll thekson se Real Madridi është në kërkim të futbollistëve të rinj për të përforcuar skuadrën në sezonin e ardhshëm.

Në këtë kontekst, Zhegrova shihet si një blerje e mundshme që mund të sjellë freski dhe thellësi në sulmin e Los Blancos.

Megjithëse ai nuk është prioriteti numër një, talenti dhe rinia e tij e bëjnë atë një opsion tërheqës për klubin spanjoll.

Futbollisti 25-vjeçar, i cili po konsiderohet si një nga talentët më të ndritshëm në tregun aktual të futbollit, mund të jetë në prag të një shkëputjeje të madhe në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e një skuadre të madhe si Real Madridi, ndërsa çmimi i tij është vetëm 15 milionë euro.

Los Blancos ka nevojë për një lojtar të lëvizshëm si Zhegrova, duke ditur se Rodrygo ka luhatje të mëdha në formë, prandaj më poshtë mund të shikoni se si mund të rreshtohen Los Blancos me reprezentuesin e Kosovës. /Telegrafi/



sport,edon zhegrova,la liga,real madrid , edon zhegrova,la liga,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *