Rekord kërkesash për derbin Partizani-Tirana, shiten 5400 bileta 2 ditë para përballjes

Lajme

Shitja e biletave vazhdon me ritme normale, por jo si derbi i fundit. Deri dy ditë para ndeshjes, mësohet se janë shitur rreth 5400 bileta.

Për javën e 33-të të Superiores, Tirana do të përballet me Partizanin në stadiumin “Air Albania”.

Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e enjte dolën në shitje biletat.

Ato mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ dhe “online” në “t-ticket.al”. Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”.

Çmimet e biletave variojnë nga 500 deri në 5000 lekë. /panoramasport



sport,kf tirana,Partizani , kf tirana,Partizani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *