4 fitore rresht në kampionat, në Shkodër kërkojnë “kokën” e Erzenit

Lajme

Vllaznia padiskutim është skuadra e momentit në Superiore. Shkodranët janë rikthyer fuqishëm te rezultatet pozitive, teksa tashmë kanë “blinduar” një vend në “Final – Four”.

Kuqeblutë bëjnë kthesën që në sfidën me Dinamon, ku skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani triumfoi 3-1 në “Loro Boriçi”, më pas ishte radha e Tiranës për t’u “rrahur” nga shkodranët, me këto të fundit që fituan Klasiken e Shqipërisë me shifrat 1-0 në transfertë.

Më pas fitorja spektakolare ndaj Skënderbeut me shifrat 5-0 në “Loro Boriçi” dhe po në shtëpinë e tyre erdhi dhe triumfi ndaj Kukësit me shifrat 1-0. Rezultate këto dhe shkodranët e shikojnë veten e tyre në vendin e 4-të me 29 pikë.

Takimi i radhës për Vllazninë do të jetë ndaj Erzenit, takim që do të luhet ditën e sotme në orën 13:30 në “Egnatia Arena”. Një duel mjaft i rëndësishëm dhe shkodranët pas Dinamos, Tiranës, Skënderbeut dhe Kukësit tashmë synojnë “kokë” e shijakasve. /newsport.al/



sport,Erzeni,vllaznia , Erzeni,vllaznia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *