Eduart Rroca me ekip të ri, ish-i i Kukësit ribashkohet me shqiptarin tjetër

Lajme

Eduart Rroca është larguar nga Istanbulspor, por jo nga Turqia. Sulmuesi shqiptar ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me ekipin e Istanbulspor, për të nisur një të re me Manisan, ekip që militon në ligën e dytë të Turqisë.

Futbollisti me origjinë nga Librazhdi rigjen një shok të vjetër te Manisa. Jetmir Topalli është një mik i vjetër për Rrocën, pasi më parë të dy kanë qenë pjesë e Istanbulspor. Teksa pas prezantimit te ekipi i ri, ka folur dhe vetë Rroca.

“Jam në vendin dhe ekipin e duhur për të realizuar synimet e mia. Dua të jem i suksseshëm te Manisa. Luaj prej vitesh në Turqi. Ligën e njoh shumë mirë, pasi kam luajtur më parë në këtë kampionat. Mora informacione për Manisa, klub i bukur që ka objektiva dhe një projekt që më tërhoqi”, është shprehur 30-vjeçari.

Kujtojmë që Rroca ka kaluar një pjesë të karrierës edhe në Shqipëri, ku është aktivizuar me Egnatian, Tërbunin, Luftëtarin dhe Kukësin, por ka patur edhe një aventurë në Zvicër me ekipin e Biaschesi. /newsport.al/



sport,eduart rroca,superliga turke , eduart rroca,superliga turke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *