Mirlind Daku e ka nisur me gol sezonin e ri në Superligën ruse. Sulmuesi kuqezi, pjesë e Rubin Kazan, arriti të shënojë në transfertë, në ndeshjen kundër Pari NN. Vendasit shënuan të parët që në minutën e 3-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Daku vendosi barazpeshën 1-1.
Në minutën e 33-të, sulmuesi kuqezi asistoi golin e avantazhit të shënuar nga Zotov, ndërsa Vada firmosi për 1-3, me asistimin e një tjetër lojtari shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë vendasit shkurtuan diferencën në minutën e 71-të, por në fund të ndeshjes, Rubin Kazan shënoi përsëri duke marrë një fitore 4-2 në transfertë në javën e parë të kampionatit rus.
sport,Mirlind Daku , Mirlind Daku