Kombëtaret

Italia dhe Franca përballen në “San Siro”, mbrëmje me ndeshje të forta në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve vijon sonte me takime të rëndësishme, veçanërisht në Ligën A. Vëmendja kryesore është te përballja mes Italisë dhe Francës në stadiumin “San Siro”, e cila nis në orën 20:45. Franca kryeson Grupin A1 me 10 pikë, tri më shumë se Italia. Të dyja kombëtaret synojnë të kalojnë në…

Italia dhe Franca përballen në “San Siro”, mbrëmje me ndeshje të forta në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve vijon sonte me takime të rëndësishme, veçanërisht në Ligën A.

Vëmendja kryesore është te përballja mes Italisë dhe Francës në stadiumin “San Siro”, e cila nis në orën 20:45.

Franca kryeson Grupin A1 me 10 pikë, tri më shumë se Italia. Të dyja kombëtaret synojnë të kalojnë në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Në orën 20:45 luhen edhe dy takime të Ligës A në Grupin 3: Çekia ndeshet me Spanjën, ndërsa Anglia pret Kroacinë.

Spanja e ka siguruar vendin në çerekfinale dhe udhëheq Grupin A3 me 12 pikë. Pas saj renditen Anglia me 9 pikë, Kroacia dhe Çekia pa pikë.