Serie A

Redi Jupi do të preferonte Asllanin para Sucic në formacionin e Interit

Ish-trajneri i Shqipërisë U21, Redi Jupi, vlerësoi Kristjan Asllanin gjatë emisionit të Champions League në Top Channel, duke e krahasuar me mesfushorin titullar të Interit, Peter Sucic. “Në Inter, mes Sucic dhe Asllanit, do ta zgjidhja Asllanin për formacionin e parë. Sipas bindjes sime teknike,…

Redi Jupi do të preferonte Asllanin para Sucic në formacionin e Interit

Ish-trajneri i Shqipërisë U21, Redi Jupi, vlerësoi Kristjan Asllanin gjatë emisionit të Champions League në Top Channel, duke e krahasuar me mesfushorin titullar të Interit, Peter Sucic.

“Në Inter, mes Sucic dhe Asllanit, do ta zgjidhja Asllanin për formacionin e parë. Sipas bindjes sime teknike, mes tyre nuk ka ndonjë diferencë të madhe. E dimë se si kroatët dhe serbët i promovojnë lojtarët e tyre, ndonjëherë shumë përtej vlerës së tyre reale”, u shpreh Jupi.

Ardhja e Sucic te zikaltërit e la Asllanin pa vend në skuadrën kampione të Serie A, çka bëri që largimi i mesfushorit shqiptar të bëhej i pashmangshëm.