Roma i dha fund ecurisë së përsosur të Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, duke e ndalur në ndeshjen e raundit të pestë të fazës së ligës.
Pas katër fitoreve në katër takimet e para, PSG u largua nga kjo përballje me vetëm një barazim, 2:2.
Për skuadrën franceze shënuan Illia Zabarnyi dhe Ousmane Dembele, ndërsa golat e Romës i realizuan Mario Hermoso dhe Donyell Malen.
Dembele dhe Malen gjetën rrugën e rrjetës nga pika e penalltisë.
