Serie A

Ismajli operohet me sukses, Torino pritet të jetë pa mbrojtësin shqiptar për një muaj

Ardian Ismajli i është nënshtruar me sukses një operacioni në dorën e djathtë, bëri të ditur klubi i tij, Torino. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u operua në Torino, pasi pësoi dëmtim në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Napolit. Ai u lëndua të shtunën, kur Torino humbi 1-0 ndaj skuadrës…

Ismajli operohet me sukses, Torino pritet të jetë pa mbrojtësin shqiptar për një muaj

Ardian Ismajli i është nënshtruar me sukses një operacioni në dorën e djathtë, bëri të ditur klubi i tij, Torino.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u operua në Torino, pasi pësoi dëmtim në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Napolit.

Ai u lëndua të shtunën, kur Torino humbi 1-0 ndaj skuadrës napolitane në takimin e vlefshëm për javën e 12-të të Serie A.

Përveç dëmtimit në dorë, Ismajli po vuan edhe nga një problem në muskujt e kofshës së majtë, i cili pritet ta lërë jashtë fushës për rreth një muaj.

Mungesa e 30-vjeçarit përbën një humbje për Torinon, ku ai ka qenë ndër lojtarët me rol të rëndësishëm këtë sezon.

Ismajli ka zhvilluar deri tani 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet.