Milani po e shqyrton Alejandro Balden si alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes, por shuma prej 50 milionë eurosh që kërkon Barcelona e bën të vështirë një marrëveshje të mundshme në afatin kalimtar të janarit.
Sipas Tuttosport, klubi italian po kërkon të përforcojë këtë repart, pasi paraqitjet e Bartesaghi dhe Pervis Estupinan nuk e kanë bindur plotësisht stafin e Milanit.
Megjithatë, Barcelona nuk duket e gatshme të ndahet me mbrojtësin spanjoll. Presidenti Joan Laporta ka sinjalizuar se klubi dëshiron ta mbajë lojtarin e lindur në vitin 2003 dhe ta ndihmojë të rikthehet në formën e tij më të mirë.
“Duhet ta rikthejmë atë këtë vit. Ai duhet ta rigjejë entuziazmin e tij”, tha Laporta për TUDN në New York, gjatë aktivitetit “III Memorial Johan Cruyff”.
Fjalët e presidentit konfirmojnë synimin e Barcelonës për të mos lejuar largimin e Baldes në janar dhe për t’i dhënë atij kohë të rifitojë nivelin më të mirë.
Ndërkohë, Milani po vlerëson edhe përforcime në pozita të tjera të mbrojtjes. Së fundmi, Ruben Amorim ka ulur pritshmëritë për interesimin ndaj Gonçalo Inacios, duke thënë se për momentin nuk e sheh të domosdoshëm përforcimin e qendrës së mbrojtjes.
