Argjentina dhe Kepi i Gjelbër përballen nga ora 00:00 në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-tës së finales të Kampionatit Botëror 2026.
Trajnerët Lionel Scaloni dhe Bubista kanë bërë tashmë publike 11-shet me të cilat do ta nisin këtë sfidë.
Te skuadra argjentinase, në qendër të mbrojtjes nga minuta e parë janë vendosur Lisandro Martinez dhe Cristian Romero.
Në repartin të mesit të fushës startojnë sërish Enzo Fernandez dhe Alexis MacAllister, ndërsa në krahë do të veprojnë Thiago Almada dhe Rodrigo De Paul.
Në vijën e sulmit, Scaloni e nis takimin me dyshen Lionel Messi dhe Lautaro Martinez.
Formacionet zyrtare:
Argjentinë: Martinez; Medina, Lisandro, Romero, Molina; Almada, Enzo, Mac Allister, De Paul; Lautaro, Messi.
Kepi i Gjelbër: Vozinha; Cabral, Diney, Pico, Moreira; Lenini; Cabral, Duarte, Duarte, Mendes; Da Costa.


