Albion Rrahmani pranë Venezias, mediat italiane zbulojnë shumën dhe kushtet e marrëveshjes

Albion Rrahmani pranë Venezias, mediat italiane zbulojnë shumën dhe kushtet e marrëveshjes

Lajme

Albion Rrahmani pritet të bëhet afrimi më i ri i Venezias, pasi sipas raportimeve nga disa media italiane, klubi italian ka gjetur akordin me Sparta Pragën për kalimin e sulmuesit kosovar.

Shifra e marrëveshjes është 7.5 milionë euro, ndërsa përmes bonuseve vlera totale e transferimit mund të arrijë deri në 9.5 milionë euro.

Në marrëveshje është përfshirë edhe një përqindje prej 10 për qind, që do t’i takojë Sparta Prague në rast të një transferimi të ardhshëm të futbollistit.

Rrahmani, që muajin e ardhshëm mbush 26 vjeç, u transferua te Sparta e Pragës dy vjet më parë nga Rapidi për shumën prej 5 milionë euro.

Gjatë sezonit me klubin çek, sulmuesi kosovar pati paraqitje shumë të mira, duke shënuar 16 gola dhe duke regjistruar katër asistime në 49 ndeshje zyrtare.

Ai u dallua edhe në Ligën e Konferencës, aty ku realizoi katër gola në 13 paraqitje.

Që nga debutimi i tij në shtator të vitit 2023, Rrahmani ka luajtur 25 ndeshje me fanellën e kombëtares së Kosovës, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë një asistim.

Në anën tjetër, Venezia e siguroi rikthimin në Serie A pasi fitoi titullin në Serie B sezonin e kaluar.

Ekipi venecian, që udhëhiqet nga trajneri Giovanni Stroppa, po synon ta përforcojë ofensivën para fillimit të sezonit të ri në elitën e futbollit italian.

Promo