Serie A

Montella: Kalimi i Ronaldos te Milani më dukej si fantazi

Vincenzo Montella thotë se nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht mundësinë që Milani të siguronte shërbimet e Cristiano Ronaldos, pasi një marrëveshje e tillë i dukej e parealizueshme. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i klubit italian kujtoi kohën e tij në “San Siro” dhe…

Montella: Kalimi i Ronaldos te Milani më dukej si fantazi

Vincenzo Montella thotë se nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht mundësinë që Milani të siguronte shërbimet e Cristiano Ronaldos, pasi një marrëveshje e tillë i dukej e parealizueshme.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i klubit italian kujtoi kohën e tij në “San Siro” dhe periudhën e merkatos së verës, kur emri i yllit portugez u lidh me kuqezinjtë.

Montella foli edhe për kufizimet financiare të Milanit në atë kohë, duke përmendur afrimin e sulmuesit Nikola Kalinic.

“Ne transferuam Kalinicin. Me 15 milionë euro ishte e vështirë të bënim më shumë. Cristiano Ronaldo? Nuk e kam besuar kurrë. Për mua dukej si diçka nga një lojë Fantasy Football”, u shpreh ai.

Ish-tekniku i Milanit sqaroi kështu se zërat për një transferim të Ronaldos te skuadra italiane nuk i kishte konsideruar kurrë si një mundësi reale.

Ndërkohë, Ronaldo synon të bëhet futbollisti i parë në histori që shënon 1 mijë gola gjatë karrierës së tij.