Liridon Latifi zyrtarizohet te FC Qyzyljar Petropavlovsk, ish-sulmuesi i Tiranës nis kapitullin e ri

Liridon Latifi zyrtarizohet te FC Qyzyljar Petropavlovsk, ish-sulmuesi i Tiranës nis kapitullin e ri

Lajme

FC Qyzyljar Petropavlovsk ka prezantuar Liridon Latifin si afrimin më të ri të skuadrës. Siç kishte raportuar “Newsport.al” disa javë më parë, sulmuesi 32-vjeçar i ka dhënë fund qëndrimit te Shkëndija e Tetovës për të vijuar karrierën në Premier Ligën e Kazakistanit.

Klubi i Qyzyljar nuk ka shpenzuar asnjë “kacidhe” për transferimin e tij, pasi Latifi ishte lojtar i lirë dhe pa kontratë. Futbollisti ka hedhur firmën mbi një marrëveshje 1.5-vjeçare, e cila do të zgjasë deri në fund të vitit 2027.

Sa i përket rrugëtimit të tij në futboll, Latifi e ka nisur karrierën te Prishtina. Më pas, ai ka veshur edhe fanellat e Skënderbeut, Kukësit, Puskas AFC, Sheriff Tiraspol, Vllaznisë dhe Tiranës.

https://www.instagram.com/p/DaSFeumN0oh
https://www.instagram.com/p/DaSFeumN0oh

Promo