Teuta ka zyrtarizuar afrimin e Rustem Hoxhës, me qendërmbrojtësin 34-vjeçar që ka vendosur të largohet nga Dinamo për t’u kthyer sërish në Durrës, klubin ku është formuar si futbollist.
Hoxha e veshi për herë të fundit fanellën e “Djemve të Detit” në vitin 2021, përpara se të transferohej te Ballkani. Më pas, nga 2023-shi deri në 2026-tën, ai ishte pjesë e Dinamos, ndërsa tashmë rikthehet për të dhënë kontributin e tij te skuadra durrsake.
Gjatë karrierës së tij, 34-vjeçari ka luajtur edhe për Luftëtarit dhe Kukësin. Transferimi i mbrojtësit është bërë publik nga vetë klubi durrsak përmes rrjeteve sociale.








