Jurgen Klopp pret sinjalin e federatës për stolin e Gjermanisë

Jurgen Klopp pret sinjalin e federatës për stolin e Gjermanisë

Lajme

Eliminimi i rëndë i Kombëtares së Gjermanisë nga Kupa e Botës mund të ketë pasoja për Julian Nagelsmann, i cili rrezikon të humbasë detyrën, ndërsa vëmendja është kthyer menjëherë te Jurgen Klopp.

Sipas specialistit të merkatos, Fabrizio Romano, ish-trajneri gjerman është i gatshëm të marrë drejtimin e përfaqësueses, por po pret që të kontaktohet nga drejtuesit e federatës.

“Jurgen Klopp do të ishte i hapur për të konsideruar rikthimin në menaxhim nëse Federata Gjermane vendos ta telefonojë”.

“Nagelsmann dëshiron të qëndrojë, por vendimi përfundimtar është në duart e DFB-së, Klopp do të ishte i hapur për të dëgjuar dhe i etur për projektin”, ka shkruar Romano.

Si edhe në vitet e mëparshme, emri i Klopp është rikthyer sërish në qarkullim. Ish-tekniku i Borussia Dortmund dhe Liverpool, me një karrierë të suksesshme te të dy klubet, u largua përkohësisht nga puna e trajnerit në verën e vitit 2024.

Vetë ai e kishte arsyetuar atë vendim duke thënë se ndihej i rraskapitur. Më pas mori rolin e drejtuesit global të futbollit te Red Bull dhe tani është i angazhuar si komentator ekspert për MagentaTV gjatë Kupës së Botës. Për këtë arsye, atij iu desh të shprehej menjëherë nëse do të pranonte të merrte drejtimin e Gjermanisë.

https://x.com/FabrizioRomano/status/2072252621625471061

Promo