Kupa e Botës 2026 shënon rekord të ri për numrin e kartonëve të kuq

Lajme

Më 18 qershor dhe gjatë natës së 19 qershorit u zhvilluan katër ndeshjet e para të raundit të dytë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026.

Në dy prej këtyre takimeve, arbitrat kryesorë ndëshkuan me përjashtim disa futbollistë gjatë lojës.


Në sfidën mes përfaqësueseve të Zvicrës dhe Bosnjës e Hercegovinës (4-1), mbrojtësi boshnjak Tarik Muharemovic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të.

Më pas, në ndeshjen mes Kanadasë dhe Katarit, për skuadrën aziatike u përjashtuan mbrojtësi Homam Ahmed dhe mesfushori Assim Madibo.

Pas 28 ndeshjeve të luajtura deri tani në këtë turne, numri total i kartonëve të kuq ka arritur në 6. Kujtojmë se arbitri akordoi edhe tre kartonë të kuq në ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut (2-0).

Për rrjedhojë, Kupa e Botës 2026 ka regjistruar numrin më të lartë të përjashtimeve që nga viti 2014, kur në turneun e zhvilluar në Brazil u dhanë 10 kartonë të kuq.

Në dy edicionet e mëparshme të Kupës së Botës, në 2018 dhe 2022, u regjistruan vetëm nga 4 përjashtime, ndërsa këtë vit ky total mund të tejkalojë edhe rekordin e vendosur në vitin 2014.

Promo