Andres Iniesta, emër i madh i futbollit spanjoll dhe i Barcelonës, është i bindur se rruga e Spanjës drejt fitimit të Kupës së Botës 2026 lidhet në një masë të madhe me atë që do të japë Lamine Yamal në ndeshjet me eliminim direkt.
Sipas ish-mesfushorit, 18-vjeçari ka fituar tashmë një peshë të rëndësishme te La Roja dhe konsiderohet një prej futbollistëve më përcaktues në skuadrën e drejtuar nga Luis de la Fuente.
“Lamine Yamal është një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren dhe e ardhmja e kësaj kombëtareje padyshim ka shumë të bëjë me atë se sa vendimtar mund të jetë ai në ndeshje”.
“Këto lloj turnesh janë shumë të vështira dhe çdo detaj mund të të ndëshkojë shumë”.
“Për mua, Spanja është një nga favoritët, për shkak të lojtarëve që ka dhe për shkak të asaj që më transmeton si ekip. Mbetem shumë optimist dhe shpresoj që të jemi të aftë ta fitojmë yllin e dytë”, deklaroi Iniesta.
Në fazën e 1/16 së finales, Spanja do të luajë ndaj Austrisë, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse Yamal do të mund ta përballojë të gjithë takimin, për shkak të shqetësimeve fizike që e kanë shoqëruar kohët e fundit.
Takimi është planifikuar të nisë në orën 21:00.//



