Ibrahimovic për Francë – Paraguai: Po të isha në fushë sonte, do të isha ndëshkuar me 4 ose 5 kartonë të kuq

Ibrahimovic për Francë – Paraguai: Po të isha në fushë sonte, do të isha ndëshkuar me 4 ose 5 kartonë të kuq

Lajme

Zlatan Ibrahimovic ka dhënë mendimin e tij për përballjen e tensionuar mes Francës dhe Paraguait në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026, duke nënvizuar gjakftohtësinë dhe pjekurinë që tregoi skuadra franceze në një sfidë të mbushur me duele dhe nerva të larta.

Në një prononcim për Fox Sports, Ibrahimovic pranoi se natyra e asaj ndeshjeje do ta kishte vënë në vështirësi për të ruajtur kontrollin, nëse do të kishte qenë vetë pjesë e saj.

“Nëse do të kisha luajtur sonte, do të kisha marrë 4 ose 5 kartonë të kuq. Nuk më pëlqen kur njerëzit përpiqen të më provokojnë, unë e luaj futbollin me seriozitet të plotë”, deklaroi ai.

Pavarësisht kësaj, ish-sulmuesi suedez vlerësoi në maksimum reagimin e formacionit që drejtohet nga Didier Deschamps, duke theksuar se Franca arriti të mos humbte qetësinë përballë presionit dhe përplasjeve të forta.

“Por Franca tregoi maturi, qëndroi e qetë dhe reagoi me buzëqeshje. Dhe kjo është mënyra më e mirë për t’u përgjigjur, të buzëqeshësh dhe të mos biesh në lojën e tyre”, përfundoi Ibrahimovic.

Promo