Spanja i rikthehet fitoreve me një triumf bindës ndaj Arabisë Saudite

Lajme

Përfaqësuesja e Spanjës ka marrë pikët e plota përballë Arabisë Saudite, duke dhuruar një performancë mbresëlënëse.

Pas barazimit befasues kundër Kepit të Gjelbër, “La Roja” reagoi në mënyrë të shkëlqyer dhe triumfoi me rezultatin e thellë 4-0.


Lamine Yamal, pas vetëm 10 minutash lojë, përfitoi nga asistimi i Mikel Oyarzabal për të kaluar Spanjën në epërsi.

Më pas, Oyarzabal u shndërrua në protagonist për spanjollët, duke realizuar dy gola të shpejtë brenda tri minutash dhe duke e çuar shifrat në 3-0 (21’, 24’).

Suksesi i Spanjës u konfirmua pas autogolit të Tambaktit, i cili e dërgoi topin në rrjetë teksa tentoi të largonte goditjen volej të Marc Cucurellas (49’).

Në këtë mënyrë, Spanja ngjitet në kuotën e katër pikëve në grupin H, ndërsa Arabia Saudite renditet e treta me 1 pikë. Tashmë, këtyre u mbetet të shpresojnë që Kepi i Gjelbër ta ndalë Uruguain, për të mbajtur gjallë shanset për kualifikim nga vendi i dytë.//

Promo