Bundesliga

Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar i Bayern Munichut pas rinovimit deri në vitin 2029

Harry Kane ka firmosur zgjatjen e kontratës me Bayern Munichun deri në vitin 2029, marrëveshje e cila e ka ngjitur sulmuesin anglez në krye të listës së pagave të klubit bavarez. Sipas gazetarit të “Sky Sport”, Florian Plettenberg, 33-vjeçari do të arkëtojë mbi 30 milionë euro bruto në vit, ku në…

Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar i Bayern Munichut pas rinovimit deri në vitin 2029

Harry Kane ka firmosur zgjatjen e kontratës me Bayern Munichun deri në vitin 2029, marrëveshje e cila e ka ngjitur sulmuesin anglez në krye të listës së pagave të klubit bavarez.

Sipas gazetarit të “Sky Sport”, Florian Plettenberg, 33-vjeçari do të arkëtojë mbi 30 milionë euro bruto në vit, ku në këtë shumë përfshihen edhe bonuset e mundshme.

Rinovimi i ri ka bërë që Kane të parakalojë edhe Jamal Musialan, i cili deri tani mbante statusin e futbollistit më të paguar te Bayerni.

Plettenberg raporton gjithashtu se kontrata e re e sulmuesit anglez është ndër tri marrëveshjet më fitimprurëse në futbollin evropian.

Përveç pagës së garantuar, Kane mund të përfitojë shpërblime të konsiderueshme në varësi të arritjeve të tij dhe rezultateve të ekipit.

Bonuset parashikojnë pagesa shtesë për fitimin e trofeve vendorë, triumfin në Ligën e Kampionëve, si edhe për një fitim të mundshëm të Topit të Artë.

Në vlerësimin e shpërblimeve do të merren parasysh edhe paraqitjet individuale, veçanërisht golat dhe asistimet e realizuara.

Dy elemente të tjera të marrëveshjes janë bërë të ditura: kontrata nuk përmban klauzolë lirimi dhe nuk parashikon mundësi zgjatjeje përtej vitit 2029.

Me këtë rinovim, Bayern Munich ka garantuar qëndrimin e një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës dhe e ka vendosur atë në majën e hierarkisë financiare së klubit.