Superiore

Disiplina publikon masat: gjoba për Elbasanin e Dinamon, paralajmërim për Vllazninë dhe pezullime të shumta

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike vendimet për shkeljet e evidentuara në javën e fundit të “Abissnet Superiore” dhe në Kategorinë e Dytë. Në fokus janë përfshirë klubet Elbasani, Dinamo, Vllaznia, Shiroka, Këlcyra dhe Butrinti, si edhe disa zyrtarë e lojtarë. KF Vllaznia është paralajmëruar…

Disiplina publikon masat: gjoba për Elbasanin e Dinamon, paralajmërim për Vllazninë dhe pezullime të shumta

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike vendimet për shkeljet e evidentuara në javën e fundit të “Abissnet Superiore” dhe në Kategorinë e Dytë. Në fokus janë përfshirë klubet Elbasani, Dinamo, Vllaznia, Shiroka, Këlcyra dhe Butrinti, si edhe disa zyrtarë e lojtarë.

KF Vllaznia është paralajmëruar se do të përballet me masa disiplinore nëse përsërit zhvillimin e seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit “Loro Boriçi”, ku zhvillohen ndeshjet zyrtare, në kundërshtim me nenin 41 të Rregullores së Aktivitetit dhe në bazë të nenit 6/1/a të KDE.

AF Elbasani është gjobitur me 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë, pasi spektatorët kanë ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike. Gjithashtu, zyrtari i klubit, Klaudio Allkja, është pezulluar për 4 (katër) ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE.

Me të njëjtën masë financiare, 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë, është dënuar edhe FC Dinamo City. Klubi nuk ka respektuar detyrimin për paraqitjen e zyrtarëve në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 83 të Rregullores së Aktivitetit dhe në zbatim të neneve 8 dhe 32 të KDE.

Zyrtari i KF Tiranës, Omer Bunjaku, do të mungojë në 4 (katër) ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, sipas nenit 14/1/j të KDE.

KF Shiroka është dënuar me 300.000 (treqind mijë) lekë për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive, pasi ka lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushë dhe nuk ka garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba aplikohet në masën 20%.

Zyrtari i KF Shiroka, Ergi Axhami, është pezulluar për 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE. Deri në përfundimin e dënimit, atij i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet gjatë veprimtarive sportive të organizuara nga FSHF, në zbatim të nenit 6/2/c të KDE.

KF Këlcyra është gjobitur me 300.000 (treqind mijë) lekë për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive, si dhe për sjelljen e gabuar të tifozëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba aplikohet në masën 20%. Klubi është paralajmëruar gjithashtu se përsëritja e sjelljes së gabuar të spektatorëve do të sjellë masa disiplinore më të rënda, në bazë të nenit 6/1/a të KDE.

Edhe KF Butrinti është dënuar me 300.000 (treqind mijë) lekë për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive, si dhe për hedhjen e sendeve në fushën e lojës nga spektatorët, duke rrezikuar zyrtarët e ndeshjes. Gjoba aplikohet në masën 20%, sipas nenit 76/1/b të KDE. Klubi është paralajmëruar se një përsëritje e sjelljes së gabuar të tifozëve do të pasohet nga masa më të rënda, në bazë të nenit 6/1/a të KDE.

Në kampionatet e moshave, lojtari i KF Pogradeci U-19, Stiv Sinani, është pezulluar për 2 (dy) ndeshje për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë. Me të njëjtin dënim janë ndëshkuar edhe lojtari i FC Besa U-15, Matias Beqiraj, lojtari i FC Besa U-15, Ndricim Dedej, lojtari i KF Teuta U-16, Klaus Kani, lojtari i KF Teuta U-16, Jozef Paluca dhe lojtari i KF Shënkolli U-16, Klejdjon Karaj. Të gjitha këto masa janë marrë në bazë të nenit 14/1/b të KDE.

Zyrtari i KF Butrinti U-19, Fjorgi Rexho, është pezulluar për 4 (katër) ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ndërsa zyrtari i KF Vora U-16, Erdi Lazri, ka marrë të njëjtin dënim për të njëjtën shkelje. Në të dyja rastet është zbatuar neni 14/1/j i KDE.

FC Kinostudio U-14, për braktisjen e ndeshjes së Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër AF Dajti A U-14, është gjobitur me 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe e humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, në bazë të nenit 16/1 të KDE. Sipas nenit 76/1/e, gjoba aplikohet në masën 3%.

KF Tirana U-14 ka marrë të njëjtin dënim: gjobë 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbje të ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0, për braktisjen e takimit të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, ndaj FC Dinamo U-14. Edhe në këtë rast, gjoba aplikohet në masën 3%, sipas nenit 76/1/e të KDE.

Zyrtari i KF Tirana U-14, Inker Kurti, është pezulluar për 3 (tre) muaj nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Vendimi lidhet me shkeljen e parimeve të fair-play, mosrespektimin e ligjeve të lojës dhe dëmtimin e integritetit e reputacionit të aktivitetit, pas tërheqjes së ekipit nga loja. Masa është marrë në bazë të neneve 6/2/a, 8/1, 13 dhe 14/1/j të KDE.

Komisioni ka rrëzuar si të pabazuara në Kodin e Disiplinës dhe Etikës kërkesat e lojtarit të FK Tomori, Ledion Daja; zyrtarit të KSSH Veleçiku, Besnik Duli; zyrtarit të KF Lushnja, Blerim Hasalla; lojtareve të KF Egnatia Vajza, Borana Barci dhe Rediona Rusi; si dhe lojtarit të FK Partizani U-18, Jon Caushi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 3 (tre) ditëve pranë Komisionit të Apelit.