Kombëtaret

Cristian Shpendi merr numrin 9 përballë Finlandës, fanella që mbante më parë Anis Mehmeti

Për ndeshjen e sotme në mbrëmje kundër Finlandës, Cristian Shpendi do të mbajë numrin 9 në fanellë. Ky numër shoqërohet me pritshmëri të mëdha për një sulmues, pasi zakonisht lidhet me golashënuesit kryesorë të skuadrës. Shpendi ka veshur më parë fanellat me numrat 14, 17 dhe 25. Numrin 9 e kishte…

Cristian Shpendi merr numrin 9 përballë Finlandës, fanella që mbante më parë Anis Mehmeti

Për ndeshjen e sotme në mbrëmje kundër Finlandës, Cristian Shpendi do të mbajë numrin 9 në fanellë.

Dikur ndodhi me Anis Mehmetin, Cristian Shpendi në “qiellin e

Ky numër shoqërohet me pritshmëri të mëdha për një sulmues, pasi zakonisht lidhet me golashënuesit kryesorë të skuadrës.

Shpendi ka veshur më parë fanellat me numrat 14, 17 dhe 25. Numrin 9 e kishte Anis Mehmeti, i cili nuk është pjesë e skuadrës as për takimin me Finlandën, as për atë me Bjellorusinë. Mbetet të shihet nëse ndërrimi i numrit do të ndikojë te sulmuesi.

Përgjigjja do të varet edhe nga minutat që trajneri Maran do t’i japë lojtarit të Cesenës, ndërsa projeksionet për formacionin fillestar vendosin Manajn titullar.