Kombëtaret

Biletat për ndeshjen me Finlandën janë shitur të gjitha; fitorja, detyrim për Kombëtaren

Shqipëria kryeson Grupin C1 me 9 pikë pas katër ndeshjeve të para dhe kërkon një tjetër rezultat pozitiv në përballjen me Finlandën në Ligën e Kombeve. Mbështetja e tifozëve përbën një motivim shtesë për kuqezinjtë në këtë sfidë. Për ndeshjen në stadiumin “Air Albania” nuk ka mbetur asnjë biletë.…

Biletat për ndeshjen me Finlandën janë shitur të gjitha; fitorja, detyrim për Kombëtaren

Shqipëria kryeson Grupin C1 me 9 pikë pas katër ndeshjeve të para dhe kërkon një tjetër rezultat pozitiv në përballjen me Finlandën në Ligën e Kombeve. Mbështetja e tifozëve përbën një motivim shtesë për kuqezinjtë në këtë sfidë.

Interesim rekord për ndeshjen me Finlandën, shiten të gjitha

Për ndeshjen në stadiumin “Air Albania” nuk ka mbetur asnjë biletë. Shitja e të gjitha biletave dëshmon interesimin e madh të tifozëve për ta ndjekur Kombëtaren nga tribunat.

Kuqezinjtë do të dalin në fushë më 12 nëntor, në orën 20:45. Stadiumi i mbushur pritet t’i mbështesë me atmosferën karakteristike të tifozëve gjatë kësaj ndeshjeje të rëndësishme.