Lutfi Dalipi, mesfushori 20-vjeçar i Vaduzit në Zvicër, raportohet se ka pranuar të lërë përfaqësuesen U21 të Zvicrës dhe t’i bashkohet Kombëtares shqiptare. Mbetet vetëm zyrtarizimi i vendimit, ndërsa mediat kanë zbuluar edhe personin që ndikoi në bindjen e talentit.

Bëhet fjalë për Amir Abrashin, ish-futbollistin e Shqipërisë dhe kapitenin e Grasshoppers në Superligën helvete. Mesfushori 36-vjeçar duket se ka luajtur rol vendimtar që Dalipi të zgjedhë përfaqësimin e kuqezinjve.
Paraqitjet e Dalipit këtë sezon janë mbresëlënëse: në 13 ndeshje të kampionatit me Vaduzin, në rolin e mesfushorit të avancuar, ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 9 asistime.
