Loja shpërblyese “Eksperti” e organizuar nga Telegrafi po vijon me interes të madh gjatë Kampionatit Botëror 2026, ndërsa deri tani ka mbledhur mbi 6000 përdorues që po vënë në provë njohuritë e tyre përmes parashikimit të rezultateve të ndeshjeve.
Pas përzgjedhjes së fituesve të javës së parë, të dytë dhe të tretë, tashmë janë bërë publikë edhe fituesit javorë të javës së katërt, pas përfundimit të shtatë ditëve të tjera të garës. Ata janë pjesëmarrësit që arritën të mbledhin më shumë pikë nga parashikimet e tyre.
Në krye të renditjes është pozicionuar “Fatos”, i cili ka grumbulluar 96 pikë dhe ka fituar çmimin kryesor të javës, një tepih të personalizuar nga Ziuu Rugs.
Me po aq pikë, 96 gjithsej, në vendin e dytë është renditur “LabinotRama”, që është shpërblyer me vaucher në vlerë 50 euro nga Suna Sport. Ndërkohë, vendi i tretë i takoi “Agron80”, i cili mblodhi 94 pikë dhe fitoi një SmartWatch Samsung FIT3.
Të tre fituesit tashmë janë kontaktuar nga redaksia e Telegrafit në adresën elektronike me të cilën janë regjistruar në lojën shpërblyese “Eksperti”, për tërheqjen e shpërblimeve dhe për informata shtesë.
Pikët për fituesit e javës së katërt janë llogaritur për periudhën nga 29 qershori (e hënë) deri më 5 korrik (e diel) në ora 23:59, afat që përbënte javën e katërt të garës në “Eksperti”.
Java e pestë ka nisur pas orës 00:01 të së hënës (6 korrik) dhe do të zgjasë deri në orën 23:59 të së dielës (13 korrik).
Gara mbetet e hapur edhe në javët në vijim, teksa mijëra pjesëmarrës vazhdojnë konkurrimin për çmime të vlefshme përmes parashikimit të rezultateve të ndeshjeve të Botërorit.
Gjatë gjithë kampionatit, lojtarët e “Ekspertit” do të synojnë të ngjiten sa më lart në renditje, ndërsa në përfundim të Botërorit 2026 më të mirët do të shpërblehen me çmimet kryesore: iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrik Segway dhe PlayStation 5.
Shënim: Nëse dy ose më shumë lojtarë grumbullojnë numër të njëjtë pikësh, renditja përcaktohet nga kriteret shtesë të sistemit. Përparësi kanë lojtarët që kanë më shumë rezultate të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë të golave dhe më shumë fitues të parashikuar saktë. Në rast se barazia mbetet edhe pas këtyre kritereve, përparësi i jepet lojtarit që ka parashikuar i pari. /Telegrafi/


