Tirana prezanton Albert Rebac, plotësohet edhe një vend në stafin bardheblu

Tirana prezanton Albert Rebac, plotësohet edhe një vend në stafin bardheblu

Lajme

Tirana ka zyrtarizuar afrimin e Albert Rebac, i cili do të jetë përgatitësi atletik i ri i skuadrës. Në të njëjtën kohë, ai do të ushtrojë edhe detyrën e ndihmëstrajnerit të dytë te bardheblutë, përkrah Bojan Markoski dhe Dean Klafuric.

Rebac mbërrin në Shqipëri pasi ka kaluar më parë eksperienca në futbollin kroat. Klubi bardheblu bën të ditur se ai do të merret me përgatitjen fizike të futbollistëve, si edhe me rendimentin e tyre në fushë.

Në njoftimin zyrtar, KF Tirana i uron mirëseardhjen Albert Rebac, duke bërë me dije se ai i bashkohet stafit teknik të ekipit të parë në rolin e përgatitësit atletik dhe ndihmëstrajnerit të dytë.

Sipas klubit, me një formim në shkencat sportive dhe me eksperiencë në futbollin kroat, Rebac do të ketë përgjegjësinë për përgatitjen fizike dhe optimizimin e performancës së skuadrës, në bashkëpunim me Ervin Baku. Në fund të reagimit, Tirana e pret me fjalët: Mirë se erdhe në familjen bardheblu!

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/pfbid02dccz63znbB5sAtcRgUBaZ54emzxwHm42Excb6ZWfs6PYQ5pCcQtWjF4sWYRgw6gzl
https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/pfbid02dccz63znbB5sAtcRgUBaZ54emzxwHm42Excb6ZWfs6PYQ5pCcQtWjF4sWYRgw6gzl

Promo