Egjiptiani Hamza Abdelkarim: Përballë kemi Argjentinën, jo vetëm Messin

Egjiptiani Hamza Abdelkarim: Përballë kemi Argjentinën, jo vetëm Messin

Lajme

Hamza Abdelkarim, sulmuesi i talentuar i Egjiptit, ka komentuar ndeshjen e shumëpritur kundër Argjentinës në fazën e 1/16 së finales së Kampionatit Botëror, teksa ka folur edhe për ndikimin që Mohamed Salah ka pasur në rrugëtimin e tij dhe për rolin që mban në kombëtare.

Kur u pyet për duelimin me kampionët e botës, sulmuesi i Barcelonës e bëri të qartë se vëmendja e Egjiptit nuk është e përqendruar vetëm te Lionel Messi.

“Ne po luajmë kundër Argjentinës, jo kundër Messit”.

24-vjeçari shpjegoi gjithashtu se përpiqet të qëndrojë larg ndikimit të zhurmës dhe komenteve që vijnë jashtë fushës, duke e mbajtur fokusin vetëm te loja.

“Unë jam këtu për të luajtur futboll, kështu që gjithçka që thuhet jashtë, përpiqem të mos i kushtoj vëmendje”.

“Kur hyj në fushë, bëj atë që më bën të lumtur, ndaj nuk më intereson se çfarë thotë apo bën dikush jashtë fushës. Natyrisht, fokusi im është te fusha”.

Abdelkarim u ndal edhe te Mohamed Salah, për të cilin foli me vlerësim të madh, duke treguar se kapiteni egjiptian ka qenë një ndihmë e rëndësishme për të dhe për gjithë skuadrën që nga dita e parë.

“Që nga dita ime e parë këtu, Salah ka qenë pranë meje, dhe jo vetëm me mua, por me të gjithë ekipin. Ai përpiqet të na japë të gjithëve eksperiencën e tij dhe natyrisht ne përpiqemi të përfitojmë prej tij”.

“Të kesh një histori si ajo e Salahut është diçka e papërshkrueshme dhe të jesh pranë tij është një ëndërr dhe një nder për mua”.

Skuadra që do të triumfojë në këtë përballje, më pas do të ndeshet me fituesin e takimit tjetër mes Zvicrës dhe Kolumbisë.

Promo