Arsenali po përgatitë një ofertë të lartë për Douglas Luiz

Lajme

Arsenali vazhdon të interesohet për të përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të janarit dhe Douglas Luiz është objektivi kryesor.

Mesfushori i Aston Villa ka spikatur dukshëm në fillim të këtij sezoni, duke u vendosur si një lojtar integral, sipas raportimeve të ‘Football Insider’.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka synuar nënshkrimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës, por Aston Villa refuzoi ofertat e tyre.

Douglas Luiz ka qenë një pjesë thelbësore në mesfushën e Aston Villas , duke qenë një lojtar vendimtar me gjashtë gola dhe dy asistime deri më tani.

Duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Thomas Partey , Arsenali e sheh brazilianin si një zëvendësues ideal për të forcuar mesfushën e tyre.

Edhe pse Douglas Luiz është i angazhuar kontraktualisht me Aston Villa deri në qershor 2026 dhe nuk ka ndërmend të largohet nga Birmingham, një ofertë tërheqëse nga Londra mund të konsiderohet nga klubi, pasi Arsenali është në kërkim të përforcimeve cilësore dhe mesfushori brazilian po shfaqet si joshëse.

Gjithnjë sipas Football Insider, Topçinjtë pritet të dërgojnë një ofertë prej 50 milionë euro për transferimin e brazilianit. /Telegrafi/



sport,arsenal armesh ne gramsh,douglas luiz , arsenal armesh ne gramsh,douglas luiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *