Çaste të vështira në Kanada, Kone pëson një dëmtim serioz pas një ndërhyrjeje të frikshme

Lajme

Kanadaja po e kontrollon plotësisht ndeshjen ndaj Katarit dhe pas 60 minutash kryeson 4-0, por atmosfera festive e vendasve është zbehur nga një episod i rëndë në fushë.

Mesfushori kanadez Ismael Kone u dëmtua rëndë pas një dueli me Madibon. Lojtari i Katarit kreu një ndërhyrje shumë të ashpër dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq.


Skenat ishin shqetësuese, pasi Kone pësoi thyerje të një kocke në këmbë. Regjisori i transmetimit i largoi kamerat nga futbollisti teksa stafi mjekësor po i jepte ndihmën e parë, ndërsa lojtarët në fushë reaguan me mosbesim për atë që ndodhi.


Mesfushori kanadez u nxor nga fusha me barelë, por para largimit përshëndeti tifozët me dorë, duke marrë duartrokitje të shumta nga tribunat. Në vend të tij u fut në lojë Saliba.

Nga ana tjetër, Katari po e vazhdon ndeshjen me nëntë lojtarë, ndërsa Kanadaja është shumë pranë një fitoreje të thellë pas një paraqitjeje mbresëlënëse.

Promo