Ndeshja mes Kanadasë vendase dhe Marokut, që hap fazën e 1/8 së finales në Kampionatin Botëror, nis në ora 19:00.
Pak para fillimit të këtij takimi, trajnerët Jesse March dhe Mohamed Ouahbi kanë bërë publike formacionet zyrtare.
Te përfaqësuesja kanadeze, nga minuta e parë në sulm paraqitet Jonathan David i Juventusit, ndërsa në formacion është edhe Tajon Buchanan.
Sa i takon Marokut, ka një ndryshim në qendër të mbrojtjes, ku Redouane Halhal e nis ndeshjen si titullar në vend të Chadi Riad, ndërkohë që reparti i mesfushës mbetet i njëjtë.
Në vijën e avancuar për Marokun starton Ismael Saibari, sensacioni i këtij Botërori, me mbështetjen e Bilal El Khannouss, Azzedine Ounahi dhe Brahim Diaz.
Formacionet zyrtare:
Kanada: Crepeau; Johnston, Fougerolles, Bombito, Laryea; Buchanan, Sigur, Eustaquio, Ahmed; David, Oluwaseyi.
Marok: Bono; Mazraoui, Halhal, Diop, Hakimi; El Aynaoui, Bouaddi; Khannouss, Ounahi, Diaz; Saibari.


