Elbasani ia doli të triumfonte në shtëpi përballë Apolonisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë së Parë.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Ardit Hoxhaj në minutën e 84’, duke rikthyer Elbasanin në vendin e parë, por edhe në Superiore.
Klubi i Elbasanit me këtë 3 pikësh është rikthyer zyrtarisht në elitën e futbollit shqiptar, teksa misioni i vetëm tashmë është titulli kampion në Kategorinë e Parë.
sport,Elbasani,Superiore , Elbasani,Superiore