Kombëtaret

Nga Turqia raportojnë për një vendim të papritur të Rey Manajt, ndërsa sulmuesi përgatitet për Kombëtaren

Rey Manaj pritet të luajë sot me Kombëtaren shqiptare në përballjen ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga C. Ndërkohë, informacionet e fundit nga Turqia bëjnë të ditur se sulmuesi po shqyrton mundësinë të largohet nga Sivasspor që në merkaton e dimrit. Klubi i tij luan në Ligën e…

Nga Turqia raportojnë për një vendim të papritur të Rey Manajt, ndërsa sulmuesi përgatitet për Kombëtaren

Rey Manaj pritet të luajë sot me Kombëtaren shqiptare në përballjen ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga C.

Rey Manaj me mendjen te Kombëtarja, nga Turqia zbulojnë vendimin e

Ndërkohë, informacionet e fundit nga Turqia bëjnë të ditur se sulmuesi po shqyrton mundësinë të largohet nga Sivasspor që në merkaton e dimrit. Klubi i tij luan në Ligën e Parë turke.

Futbollisti lushnjar po kalon periudhën më të mirë të karrierës, me 10 gola dhe 2 asiste në 13 ndeshje kampionati për Sivasspor. Megjithatë, vështirësitë financiare të klubit dhe renditja e tij në vendet e fundit të tabelës kanë ndikuar në vendimin e Manajt për t’u larguar.