VIDEO / Pësoi kolaps në fushë gjatë një ndeshje miqësore, ndërron jetë ish-futbollisti Fredi Mërkuri

Lajme

Një lajm i trishtë vjen nga Saranda, ku një nga ikonat e futbollit sarandiot, është ndarë nga jeta sot në mënyrë tragjike teksa po luante një ndeshe miqësore mes veteranëve.

Klubi i Butrintit kishte organizuar një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve 80-90 dhe një grupi ish-futbollistësh grekë të qytetit të Athinës.

Gjatë ndeshjes, ish-portieri Fredi Mërkuri ka pësuar kolaps dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Por ai nuk ia ka dalë pas kësaj situate të përjetuar në fushën e lojës, duke u ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.



sport,butrint,Fredi Merkuri,Superiore , butrint,Fredi Merkuri,Superiore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *