Humbja në shtëpi ndaj Korabit të Peshkopisë në javën e 11-të të Kategorisë së Parë ka sjellë reagim të menjëhershëm te drejtuesit e Sopotit. Klubi librazhdiot ka njoftuar përmes rrjeteve sociale largimin e trajnerit Rraman Hallaçi.
Hallaçi kishte tërhequr vëmendjen me Sopotin, të cilin e ngjiti nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Parë, por ky sezon nuk ka ecur sipas parashikimeve. Skuadra mban vendin e parafundit në renditje me 7 pikë pas 11 javësh të luajtura.
Në njoftimin e klubit shprehet mirënjohje për profesor Rraman Hallaçin për punën e jashtëzakonshme të bërë gjatë sezonit 2025-2026 në Kategorinë e Dytë. Sipas klubit, falë punës, përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për fanelën, Sopoti u rikthye në Kategorinë e Parë pas 10 vitesh.
Klubi thekson gjithashtu se ka shumë respekt për gjithçka që ai ka bërë për ekipin dhe se dyert e Sopotit do të jenë gjithmonë të hapura për të. Në fund, Hallaçit i urohet sukses në vazhdim.
