United fillon të kursejë, vendimi i fundit rrit pakënaqësitë te stafi

Lajme

Që kur mori përsipër operacionet e futbollit te Manchester United, Sir Jim Ratcliffe ka ndërmarrë përpjekje të shumta për të kursyer para në klub.

Sipas “Daily Mail”, klubi anglez ka ndryshuar në mënyrë drastike planet e ushqimit dhe nuk i ofron më stafit drekën gjatë ditëve që luhet ndeshja.

Sipas burimit të cituar, klubi ka ndaluar t’i japë stafit një kuti drekë që përfshinte një sanduiç, drithëra, një pako patate të skuqura dhe një pije.



sport,Manchester United , Manchester United

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *