Kupa e Botës 2030 është ende shumë larg. Por në Kazablanka, një nga qytetet kryesore të Marokut që do të presë eventin me Portugalinë dhe Spanjën, duan t’i bëjnë gjërat siç duhet.
Dhe këto janë imazhet e stadiumit “Grand Stade Hassan II” (emri i babait të monarkut Muhamed VI), vendi që do të mbajë 115,000 spektatorë dhe do të jetë stadiumi më i madh në futbollin global.
Impianti do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 100 hektarësh dhe do të jetë në gjendje të strehojë 115 mijë spektatorë. Do të ketë formën e një tende.
Pesë zona të ndryshme, përgjatë secilës prej tribunave kryesore në anët e fushës, janë të dedikuara për mikpritjen dhe mirëpresin 12,000 të ftuar edhe në zona private dhe përveç kësaj është edhe stendat mbretërore.
Stadiumi është i mbuluar nga një çati spektakolare e bërë me rrjetë alumini. Një unazë prej 32 shkallësh mbështet çatinë, duke krijuar hyrje të ndërprera nga kopshte të krijuara në platforma të ngritura 28 metra mbi tokë. Këto kopshte krijojnë një oaz të gjelbër nën çatinë e tejdukshme.
sport,Maroku,Stadium , Maroku,Stadium