UEFA cakton katër arbitra nga Moldavia për ndeshjen Elbasani-Bate Borisov në Conference League

UEFA cakton katër arbitra nga Moldavia për ndeshjen Elbasani-Bate Borisov në Conference League

Lajme

Këtë të martë, Elbasani do të zbresë në fushë ndaj Bate Borisov në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League. Takimi do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe starton në orën 20:00.

Ndërkohë, UEFA ka përcaktuar edhe trupën gjykuese që do të drejtojë këtë përballje. Arbitër kryesor për sfidën është vendosur moldavi Ion Orlic.

Në ndihmë të tij do të jenë Denis Oala dhe Anatolie, të dy gjithashtu nga Moldavia. Po nga i njëjti shtet vjen edhe arbitri i katërt, Oleg Stoainov. Vlen të theksohet se në këtë fazë të kompeticionit nuk përdoret sistemi VAR.

Promo