Conference League

Egnatia nuk e humb shpresën për kualifikim pas disfatës në Rumani

Universitatea Craiova e mposhti Egnatian 2-0 në Rumani, në një ndeshje që u kontrollua tërësisht nga vendasit. Rrogozhinasit u përpoqën vazhdimisht të hynin në lojë, por nuk ia dolën. Megjithëse disfata rëndon për kampionët, shpresat për të vazhduar më tej mbeten të gjalla. Renditja i lë ende…

Egnatia nuk e humb shpresën për kualifikim pas disfatës në Rumani

Universitatea Craiova e mposhti Egnatian 2-0 në Rumani, në një ndeshje që u kontrollua tërësisht nga vendasit. Rrogozhinasit u përpoqën vazhdimisht të hynin në lojë, por nuk ia dolën. Megjithëse disfata rëndon për kampionët, shpresat për të vazhduar më tej mbeten të gjalla.

Renditja i lë ende hapësirë Egnatias të përmirësojë pozicionin. Skuadra ndodhet në vendin e 26-të me 2 pikë, ndërsa vendi i 23-të, që siguron kalimin në “play off”, mbetet brenda një distance të rikuperueshme në pikë.

Shqetësimi kryesor për ekipin e Nevil Dedes lidhet me mungesat. Sonte listës iu shtua edhe Eneo Bitri, i cili mori karton të kuq pas të verdhit të dytë. Kjo e kufizon edhe më shumë trajnerin në repartin e mbrojtjes.