Egnatia mbetet me shanse të mëdha për të kaluar në fazën e 1/16-ave të Conference League, pavarësisht humbjes 0–2 në Rumani ndaj Universitatea Craiova, ku rrogozhinasit nuk morën asnjë pikë.
“Football Meets Data”, platforma që parashikon renditjet e kompeticioneve futbollistike përmes llogaritjeve në përqindje dhe simulimeve, e projekton si të sigurt kualifikimin e kampionëve të Superiores. Sipas këtij parashikimi, Egnatia do të ndeshej në atë fazë me Getafen, rivalin e qytetit të Realit në Madrid.
Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i “Football Meets Data” do të vërtetohet.
