Strakosha pëson gol nga porta në portë

Lajme

Thomas Strakosha ka pësuar një gol mjaft të çuditshëm në Ligën e Konferencës, ndërsa skuadra e tij AEK i Athinës u mund nga skuadra armene e Noah me rezultatin 3-1.

Kur rezultati ishte në barazim 1-1, portieri i skuadrës armene goditi që nga porta e tij. Gardiani kuqezi nuk e llogariti si duhet daljen, duke lejuar golin e përmbysjes.

Në fund Noah shënoi dhe golin e tretë duke vulosur fitoren 3-1 në këtë ndeshje të parë, e kthimit do të luhet pas një jave në Greqi.



sport,Thomas Strakosha , Thomas Strakosha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *