Edon Zhegrova edhe njëherë ka treguar se është një armë e fortë për skuadrën franceze të Lille, ndërkohë që ka shënuar golin e fitores në ndeshjen e Champions përballë skuadrës turke të Fenerbahce që drejtohet nga Jose Mourinho.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u hedhur në fushën e lojës në minutën e 71-të, ndërsa në minutën e 90’+1 shënoi golin e fitores në këtë ndeshje të parë, e kthimit do të luhet pas një jave në Turqi.
Në këtë sfidë, francezët shënuan të parët me anë të Santos pas 12 minutash lojë, ndërsa skuadra turke shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 80-të me anë të Kahveci.
sport,edon zhegrova , edon zhegrova