Si i ndihmoi Egjiptit analiza e penalltisë së Mbappes ndaj Mat Ryan para duel it me Australinë

Si i ndihmoi Egjiptit analiza e penalltisë së Mbappes ndaj Mat Ryan para duel it me Australinë

Lajme

Kombëtarja e Egjiptit siguroi kualifikimin ndaj Australisë në raundin e 1/16-tës pas gjuajtjeve të penalltive, ndërsa pas këtij arritjeje historike fshihej një përgatitje e hollësishme për portierin rival.

Pak çaste përpara se të niste seria e penalltive, futbollistët e Egjiptit u grumbulluan pranë laptopëve për të parë me kujdes se si portieri australian Mat Ryan sillej përballë emrave të mëdhenj të futbollit botëror.

Në qendër të kësaj analize ishte penalltia e ekzekutuar nga ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, në sfidën kundër Levantes më 17 janar të këtij viti, rast në të cilin Ryan kishte arritur të bënte pritjen.

Nga pamjet shihej qartë se portieri australian, i futur në fushë në minutën e 119-të të takimit, mundohej ta çorientonte Mbappen me lëvizjet e tij tipike dhe me tundjet mbi vijën fatale.

Sidoqoftë, francezi ruajti qetësinë, priti çastin e duhur dhe realizoi pa vështirësi, për ta festuar më pas golin duke imituar pikërisht lëvizjet e Ryan.

Pikërisht këtë episod stafi teknik i Egjiptit zgjodhi t’ua paraqiste lojtarëve, me synimin për t’u shpjeguar se si reagon portieri australian në situatat me presion maksimal.

Fokusi nuk ishte vetëm te drejtimi ku Ryan hidhet më shpesh, por edhe te mënyra se si lëviz, kur kërkon të ushtrojë ndikim psikologjik mbi kundërshtarin dhe sa shpejt e bën të dukshëm synimin e tij.

Kjo metodë dha rezultat të plotë. Ndonëse Australia bëri një lëvizje taktike në portë në minutën e 119-të, duke aktivizuar Ryanin me përvojë në vend të Patrick Beach enkas për penalltitë, lojtarët egjiptianë hynë të përgatitur. Ryan nuk ndali asnjë gjuajtje dhe Egjipti kaloi në raundin e 16-të.

Geir Jordet, ekspert i psikologjisë së ekzekutimit të penalltive, deklaroi për Reuters se rasti i Mbappes tregon në mënyrë ideale se vendosmëria dhe goditja e shpejtë menjëherë pas fishkëllimës së arbitrit shpesh vlejnë më shumë sesa çdo përpjekje psikologjike e portierëve.

Tani Egjiptin e pret një provë shumë më e vështirë përballë kampiones në fuqi të botës, Argjentinës, që siguroi fazën eliminatore pas fitores dramatike 3-2 në ndeshjen me pesë gola kundër Kepit të Gjelbër.

Nëse synojnë një tjetër befasi të madhe, egjiptianët do të duhet të ripërsërisin disiplinën në mbrojtje dhe njëkohësisht të dëshmojnë sërish se përgatitja e lartë dhe studimi i kujdesshëm mund të prodhojnë sukses edhe ndaj favoritëve më të mëdhenj të turneut./Telegrafi/

https://x.com/cIairefontaine/status/2073170650475155813

Promo