Kombëtaret

Shpresat e Alban Bushit përballen me Spanjën në një miqësore prestigjioze

Shqipëria U-21 zbret sonte në fushë përballë Spanjës, në një përballje miqësore të nivelit të lartë që do të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Takimi është pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027, kompeticion në të cilin Shqipëria do të jetë vendi…

Shpresat e Alban Bushit përballen me Spanjën në një miqësore prestigjioze

Shqipëria U-21 zbret sonte në fushë përballë Spanjës, në një përballje miqësore të nivelit të lartë që do të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria e Bushit në “aksion”, djemtë kuqezi

Takimi është pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 të vitit 2027, kompeticion në të cilin Shqipëria do të jetë vendi organizator. Kuqezinjtë synojnë të japin më të mirën e tyre në këtë sfidë.

Pavarësisht diferencës së dukshme me “Furinë e Kuqe”, skuadra e drejtuar nga Alban Bushi pritet të luajë me dinjitet, përqendrim dhe motivimin e nevojshëm për të zhvilluar një paraqitje pozitive.

Hyrja në stadiumin “Air Albania” do të jetë falas për të gjithë tifozët. Për këtë arsye, pritet një prani e madhe në tribuna për të mbështetur Shpresat në këtë ndeshje prestigjioze.