Kombëtaret

Dëmtimi ndaj Finlandës e la jashtë sfidës me Bjellorusinë, gazetari turk zbulon gjendjen e Ernest Muçit

Pas rikthimit te Trabzonspori, Ernest Muçi pritet t’u nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Gazetari turk Hasan Tuncel ka raportuar mbi situatën e futbollistëve të skuadrës dhe gjendjen e tyre fizike. Muçi u lëndua gjatë përballjes së Shqipërisë me…

Dëmtimi ndaj Finlandës e la jashtë sfidës me Bjellorusinë, gazetari turk zbulon gjendjen e Ernest Muçit

Pas rikthimit te Trabzonspori, Ernest Muçi pritet t’u nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Gazetari turk Hasan Tuncel ka raportuar mbi situatën e futbollistëve të skuadrës dhe gjendjen e tyre fizike.

U dëmtua në ndeshjen me Finlandën dhe humbi Bjellorusinë,

Muçi u lëndua gjatë përballjes së Shqipërisë me Finlandën në “Air Albania”, takim në të cilin ai shënoi një nga golat e fitores 2-0 të kuqezinjve ndaj nordikëve. Ndërhyrja e Miro Tenhos rezultoi e rrezikshme, duke bërë që futbollisti pogradecar të mos luante në ndeshjen pasuese kundër Bjellorusisë në Budapest.

“Muçi, i cili u largua nga grumbullimi si masë parandaluese pas goditjes së marrë gjatë ndeshjes me Shqipërinë, do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara në Trabzon”, ka shkruar Tuncel.

Trabzonspori do të përballet me Eyupspor më 22 nëntor. Vetëm ditët e ardhshme do të qartësojnë nivelin e dëmtimit të Ernest Muçit dhe nëse ai do të jetë në gjendje të rikuperohet në kohë për këtë sfidë.