Kombëtaret

Klopp vlerëson Grudën dhe Scherhantin pas triumfit ndaj Holandës

Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, u shpreh i impresionuar nga paraqitja e Brajan Grudës dhe Derry Scherhantit në fitoren e thellë 5-0 kundër Holandës në Ligën e Kombeve. Me këtë sukses, Gjermania e mbylli grupin 2 në vendin e parë, ndërsa Holanda përfundoi e dyta dhe Greqia e treta. Fitoren e…

Klopp vlerëson Grudën dhe Scherhantin pas triumfit ndaj Holandës

Trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klopp, u shpreh i impresionuar nga paraqitja e Brajan Grudës dhe Derry Scherhantit në fitoren e thellë 5-0 kundër Holandës në Ligën e Kombeve.

Me këtë sukses, Gjermania e mbylli grupin 2 në vendin e parë, ndërsa Holanda përfundoi e dyta dhe Greqia e treta.

Fitoren e “Panzerëve” e siguruan golat e Scherhantit në minutën e 41-të, Florian Ëirtz në minutat 60 dhe 77, Nico Schlotterbeck në minutën e 65-të, si edhe Gruda në minutën e 77-të.

Pas ndeshjes, Klopp veçoi kontributin e dy lojtarëve të rinj, të cilët sipas tij zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer.

“Kemi Derry Scherhantin dhe Brajan Grudën. O Zot, ata të dy dinë vërtet të luajnë futboll! Por puna që bënë dhe detyrat që duhej të përmbushnin sot ishin absolutisht të jashtëzakonshme”, deklaroi fillimisht Klopp.

“Ka shumë lojtarë që mund të luajnë futboll, por gjithçka lidhet me përpjekjen, përkushtimin dhe pasionin që tregon. Në fund, kjo është ajo që ka rëndësi. Këta djem vazhdojnë ende të befasojnë edhe veten”, shtoi ai.

“Sot dëshmuam se mund të jemi edhe shkatërrues kur sulmojmë me shpejtësi. Këtë nuk e kishim treguar më parë”, përfundoi trajneri i Gjermanisë.